**Bianca Censori dhe Ye, në qendër të vëmendjes në Versajë: Festa luksoze dhe veshja provokuese që mbuloi fytyrën**

Bianca Censori dhe Ye (Kanye West) kanë festuar ditëlindjen e reperit me një madhështi të veçantë, duke organizuar një pritje private në ambientet e Pallatit historik të Versajës në Francë.

Rreth 20 miq të afërt morën pjesë në këtë festë ekskluzive, e cila më pas u zhvendos në hotelin tepër luksoz, Airelles Château de Versailles, Le Grand Contrôle.

Burime pranë çiftit theksojnë se kostoja e këtij organizimi arriti shifrën marramendëse prej rreth 400 mijë dollarësh.

Përsëri, vëmendjen kryesore e tërhoqi Bianca Censori me shfaqjen e saj. Ajo veshi një korse ngjyrë lëkure, të pasuruar me detaje ekstravagante prej puplash, të cilat mbulonin fytyrën dhe zonat intime. Kjo veshje provokuese plotësohej nga një bisht i gjatë mëndafshi, që zvarritej pas saj gjatë hyrjes.

Fotografi dhe video nga ky eveniment kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke e rikthyer çiftin sërish në qendër të vëmendjes së publikut për stilin e tyre ekstravagant dhe mënyrën luksoze të festimit.