Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë, pas dështimit të kualifikimit në Kupën e Botës.
Por duket se kjo nuk do të jetë largimi i vetëm, për të nisur një epokë të re në futbollin italian, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve, edhe Gennaro Gattuso dhe Gianluigi Buffon do të largohen së shpejti.
Gattuso pritet të japë dorëheqjen si trajner në orët në vijim, derisa Buffon do të largohet nga roli i tij në kombëtare.
Mediat italiane raportojnë për një rikthim të mundshëm të Roberto Mancinit, për të dal nga kjo krizë./IndeksOnline/
