**Gentiani drejt shërimit: Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle mbulojnë operimin në Turqi**
Një zhvillim pozitiv shënon përpjekjet për shërimin e Gentianit, i cili prej kohësh është përballur me probleme serioze në nyjet e duarve, duke pasur nevojë për trajtim të specializuar jashtë vendit.
Pas rekomandimit të mjekëve për një ndërhyrje kirurgjikale urgjente në Turqi, kostoja e saj është vlerësuar në rreth 5,000 euro.
Falë mbështetjes dhe solidaritetit të Fondacionit Frutex & Golden Eagle, kjo shumë do të mbulohet plotësisht, duke i siguruar Gentianit mundësinë për të marrë trajtimin e nevojshëm dhe për t’iu rikthyer normalitetit.
Ky akt humanitar nënvizon përkushtimin e fondacionit për të ndihmuar qytetarët në nevojë dhe për të qenë pranë tyre në momentet më të vështira.
Fondacioni Frutex & Golden Eagle ka riafirmuar angazhimin e tij për të vazhduar misionin e mbështetjes së rasteve të ngjashme, duke ndërtuar kështu ura solidariteti dhe shprese për ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë.
