Gërvalla për procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së: Nuk kam pritje konkrete, Gjykata duhet ta përfundojë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka theksuar se nuk ka pritje konkrete nga vendimi i Gjykatës Speciale në procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, duke shtuar se i takon vetë gjykatës ta përfundojë procesin.

Gërvalla ngriti si shqetësim kohëzgjatjen e paraburgimit të të akuzuarve, duke e cilësuar atë si të tepërt.

“Nuk kam asnjë mendim dhe asnjë pritje nga Gjykata. Ajo duhet ta përfundojë procesin. Të akuzuarit janë mbajtur tepër gjatë në paraburgim, ndaj lind pyetja pse kaq gjatë. Mirëpo, nuk më takon mua, në këtë fazë, të jap as rekomandime, as udhëzime Gjykatës së votuar nga Kuvendi i Kosovës për atë çfarë duhet të bëjë”, u shpreh ajo.