Real Madridi përballet me vështirësi para ndeshjes gjigante me Bayern Mynihun në Ligën e Kampionëve, pasi gjashtë prej lojtarëve kyç rrezikojnë pezullimin nëse ndëshkohen me karton.

Plot gjashtë lojtarë të “Los Blancos” rrezikojnë të pezullohen për ndeshjen e kthimit kundër gjigantit bavarez në “Allianz Arena”, shkruan “Gazeta Express”.

Bëhet fjalë për lojtarët: Aurélien Tchouameni, Jude Bellingham, Álvaro Carreras, Kylian Mbappé, Dean Huijsen dhe Vinicius Junior.

Nëse ndonjëri prej tyre ndëshkohet me karton të verdhë në ndeshjen e parë, e cila zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, ai do të mungojë në takimin e kthimit të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme, për shkak të rregullave të vendosura nga UEFA.

Trajneri Alvaro Arbeloa dhe tifozët madrilenë janë në ankth për këtë situatë.