Policia ndalon një grua në Aeroportin e Prishtinës me municion gjuetie në valixhe
PRISHTINË – Policia e Kosovës ka ndaluar një grua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi gjatë një kontrolli rutinë në valixhen e saj u gjetën dhe u konfiskuan municion dhe pajisje gjuetie.
Sipas raportit policor, incidenti ka ndodhur më 5 korrik 2026, rreth orës 09:30. Gjatë kontrollit, u zbuluan 13 fishekë gjuetie, 20 gëzhoja gjuetie (fishekë të zbrazët) si dhe 245 saçme për fishekë gjuetie.
E dyshuara, një shtetase kosovare, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, do të hetohet në gjendje të lirë.
