Sasa Hoda nxit aludimet për martesë me një postim nga dasma

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit nga një dasmë.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet duke mbajtur buqetën e nuses, duke shkruar krahas saj: “Si duket radha ime tani, i prita lulet!!”

Postimi ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë interpretuar si një shenjë se martesa mund të jetë hapi i saj i radhës. Megjithatë, Sasa nuk ka dhënë detaje të tjera, duke theksuar se gjithçka ishte thjesht një moment argëtues nga ceremonia.

Sasa Hoda u bë e njohur për publikun si banore e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.