**Astronautët e misionit Hënor Orion flasin nga hapësira: “Pamje të jashtëzakonshme dhe ndjesia sikur po binim drejt Tokës”**

Jeremy Hansen, anëtari i vetëm kanadez i ekuipazhit të misionit Orion, ka ndarë së fundmi përshtypjet e tij nga hapësira gjatë një telekonference. Tani, ekuipazhi ndodhet më afër Hënës sesa Tokës.

Për Hansenin, i cili ndodhet në fluturimin e tij të parë hapësinor, udhëtimi ka qenë plot “pamje të jashtëzakonshme” teksa largoheshin nga planeti ynë, raporton SkyNews.

Ai përshkruan se si pamja e Tokës i kishte mahnitur astronautët në ditën e parë, duke zënë një pjesë të madhe të dritares së anijes. “Dhe pastaj, kur bëmë një gjumë të shkurtër dhe u zgjuam, Toka ishte tashmë dukshëm më larg,” thotë ai.

Momentet më mbresëlënëse, sipas tij, ishin gjatë “injeksionit trans-hënor”, një manovër për t’u kthyer sërish drejt Tokës, edhe pse tashmë ndodheshin në largësinë prej 60,000 km. Pasi iu afruan planetit deri në 200 km, ndjesia ishte: “Dukej sikur po binim nga qielli drejt Tokës.”

Hansen rrëfen se iu drejtua komandantit të misionit, Reid Wiseman, duke i thënë: “Duket sikur do të godasim!”

“Dhe të përjetoje të gjithë këtë ishte thjesht fenomenale,” shton Hansen.

Pamjet spektakolare nuk pritet të ndalen, pasi ekuipazhi ka programuar kohën e misionit në mënyrë të tillë që të dëshmojë një eklips diellor të shkaktuar nga Hëna – një ngjarje që Hansen e quan “mjaft interesante”.