Gjermania vendos kufizime në largimin e meshkujve të moshës 17-45 vjeç jashtë vendit

Duke filluar nga viti 2026, Gjermania do të zbatojë kufizime të reja për largimin nga vendi të meshkujve në grupmoshën 17 deri në 45 vjeç. Këto masa, detajet e të cilave janë publikuar nga gazeta “Berliner Zeitung”, parashikojnë ndryshime të rëndësishme ligjore.

Sipas projektligjit të ri, meshkujt e kësaj grupmoshe nuk do të lejohen të largohen nga Gjermania për një periudhë më të gjatë se tre muaj pa marrë një miratim specifik nga autoritetet përkatëse.

Ky kufizim do të aplikohet për të gjitha udhëtimet afatgjata, përfshirë ato për qëllime studimi, punësimi ose arsye personale.