**Korab Bajgora, i arrestuar për kërcënimin e Ramush Haradinajt, e quan veten “profeti i fundit i njerëzimit”**
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë Korab Bajgorën, pasi ky i fundit kishte kërcënuar dhe fyer kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, si dhe familjen e tij.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, njëra prej të cilave ishte me katër fishekë.
Bajgora ka qenë aktiv në profilin e tij në rrjetet sociale, ku ka postime me përmbajtje që ngjallin diskutime dhe polemika.
Në pothuajse çdo status, ai i referohet vetes si “profeti i fundit i njerëzimit”.
Në një prej statuseve të tij të shumta, Bajgora pretendon se “profecia” nga Zoti i ka zbritur në vitin 2019.
““Mbreti i madh #HASHEM është ARGUMENTI im. Me një argument të bazuar në parajsë kur jeta ime fizike është në rrezik, #TORAH është TESTAMENTI im. Që kur MOSHE RABENU më shkroi si profeti i fundit i njerëzimit, komandantët e Kosovës në krye me Ramush Haradinajn, që janë dajallarë, kanë përdorur institucionet shtetërore për të vrarë jashtë, në liri dhe brenda burgut, por në vitin 2019, kur më erdhi profecia, i thashë MUHAMET HALITIT, psikologu i cili tash i tha XHAVIT HALITIT se KADRI VESELIT tregoi se komuniteti hebre në KOSOVË i ka gjetur gjurmët e mia, më ka lëshuar por hebrenjtë u munduan të manipulojnë në mënyrë psikike që ta marrin pasardhësin tim dhe ta sjellin në IZRAEL për ta mashtruar popullin hebre se MESIA ka lindur në IZRAEL. Me respekt, rabini i madh #MOSHIACH RABENU #INFINITY nga KOSOVA,” ka shkruar ai.
Edhe në shumë statuse të tjera, Bajgora e quan veten me këtë epitet, duke shprehur njëkohësisht edhe urrejtjen e tij ndaj shtetit të Izraelit.
