**Profesoresha nga Prishtina prezanton inovacion shkencor në kongres prestigjioz në Britani**

Prof. Dr. Venera Berisha-Muharremi, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, do të jetë ligjëruese në Kongresin Vjetor të Asociacionit Britanez të Laserit Mjekësor. Ky kongres do të mbahet gjatë muajit maj në Solihull të Britanisë së Madhe.

Ajo bëri të ditur se në këtë veprimtari të rëndësishme shkencore do të prezantojë punimin e saj novator, me përmasa ndërkombëtare, në fushën e fotobiomodulimit me lazer, konkretisht për trajtimin e gjendrës tiroide.

Sipas Berishës-Muharremi, pjesëmarrja në këtë kongres përbën një përvojë të çmuar profesionale dhe një nder të veçantë. Kjo pasi ajo do të përfaqësojë Universitetin e Prishtinës dhe Kosovën në një forum prestigjioz ndërkombëtar.