Ylli argjentinas Lionel Messi ka dhuruar 80 mijë euro për të mbështetur rindërtimin e rajonit Sierra Oeste të Madridit, e cila u kaplua nga zjarri!
Gjesti i yllit argjentinas është vlerësuar nga presidentja e Komunitetit të Madridit, Isabel Diaz Ayuso, e cila e falënderoi publikisht futbollistin për solidaritetin e treguar, shkruan Indeksonline
“Dua ta falënderoj dhe t’i them se njerëzit e Madridit shpresojnë ta mirëpresin së shpejti dhe t’i japin duartrokitjet që i meriton”, deklaroi Ayuso.
Kontributi i Messit është mirëpritur si një ndihmë e rëndësishme për banorët e Sierra Oeste./Indeksonline/
