Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 18 persona të arrestuar gjatë protestës. Vendimi pason vlerësimin e ligjshëm të arrestimit të tyre, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm nga qelitë e paraburgimit.

Kjo masë vjen një ditë pasi gjykata kishte caktuar po të njëjtën masë, atë të detyrimit për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore, edhe për 22 persona të tjerë të arrestuar gjatë të njëjtave protesta.

Deri më tani, numri i përgjithshëm i personave të ndaluar apo arrestuar gjatë shtatë ditëve të protestës arrin në 271. Akuzat kryesore ndaj tyre janë shkatërrimi i pronës publike dhe kundërshtimi me forcë i punonjësve të policisë.