Ballkani ka marr tre pikë në udhëtim ndaj Drenicës, në javën e 31-të të Superligës.
Tre herë kampioni i Kosovës arriti të shënoj fitore me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Tomi Domgjoni i dha epërsinë skuadrës suharekase, në minutën e 38-të.
Fisnik Alidema dyfishoi rezultatin në minutën e 53-të.
Drenica tentoi të rikthehet në lojë, pasi Igball Jashari ngushtoi rezultatin në minutën e 82-të.
Skuadra nga Skenderaj kishte mundësinë për të barazuar shifrat, por sulmuesi brazilan Ronaldo gaboi nga pika e bardhë në 90+3, pasi gjuajtja etij u prit nga portieri Golubovic.
Ballkani me këtë fitore shkon në kuotën e 55 pikëve, duke u renditur e dyta me pesë më pak se Drita.
Nga ana tjetër, Drenica renditet në vendin e shtatë, më 38 pikë./IndeksOnline/
