**Nammos Hotels & Resorts vjen në Shqipëri, Green Coast bëhet mikpritës i një destinacioni luksoz**
Green Coast, destinacioni bregdetar më i njohur në Shqipëri, ka lidhur një partneritet të rëndësishëm me Nammos Hotels & Resorts, një markë ndërkombëtare mesdhetare e stilit të jetesës. Ky bashkëpunim do të sjellë zhvillimin e një destinacioni të ri mikpritjeje dhe rezidencial, me emrin Nammos, brenda kompleksit Green Coast në Palasë.
Ky njoftim shënon praninë e parë të markës Nammos në Shqipëri dhe forcon më tej pozicionin e Rivierës Shqiptare si një destinacion tërheqës për markat ndërkombëtare premium. Partneriteti bashkon dy organizata që ndajnë të njëjtin përkushtim ndaj cilësisë, krijimit të destinacioneve me identitet të veçantë dhe zhvillimit afatgjatë të përvojës së jetesës mesdhetare. Green Coast është tashmë një standard referencë për jetesën e integruar në bregdetin shqiptar, duke ndërthurur komunitetet rezidenciale, mikpritjen, hapësirat tregtare dhe argëtimin në një mjedis të planifikuar me kujdes në bregdetin e Jonit.
Me origjinë në Mykonos, Nammos është shndërruar në një platformë globale të stilit të jetesës, që përfshin hotele, rezidenca të markuara, gastronomi të veçantë, hapësira tregtare dhe mirëqenie. Ajo ka një prani të konsoliduar në Mykonos, Dubai, Cannes, Sardenjë, Londër dhe Limassol. Me këtë zgjerim, Shqipëria bëhet vendi i shtatë në botë që mirëpret markën Nammos.
Destinacioni i planifikuar nën markën Nammos në Green Coast do të përfshijë një hotel butik me rreth 29 njësi akomodimi, 12 rezidenca të markuara, restorantin karakteristik Nammos, koncepte të tjera gastronomie dhe pijesh, si dhe një hapësirë tregtare të kuruar, të gjitha në bazë të një marrëveshjeje afatgjatë. Projekti do të konceptohet dhe operohet në përputhje me standardet e larta të Nammos Hotels & Resorts, duke krijuar një destinacion të integruar që pasqyron si identitetin global të markës Nammos, ashtu edhe karakterin natyror të veçantë të Rivierës Shqiptare.
Petros Stathis, Presidenti i Nammos, u shpreh: “Jemi krenarë për partneritetin me Grupin BALFIN në këtë projekt emocionues, në një prej destinacioneve mesdhetare me rritjen më të shpejtë. Nammos Resort Albania do të sjellë në Rivierën Shqiptare një përvojë ekskluzive mikpritjeje ultra-luksoze dhe do të vendosë një standard të ri për rajonin.”
Nga ana e tij, Samir Mane, Presidenti i Grupit BALFIN, deklaroi: “Ky partneritet shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin e Green Coast. Duke ndërthurur vizionin tonë afatgjatë për zhvillimin e destinacionit me ekspertizën e Nammos, të njohur globalisht në fushën e stilit të jetesës dhe mikpritjes, synojmë të krijojmë një hapësirë të veçantë që do të forcojë më tej tërheqjen ndërkombëtare të Rivierës Shqiptare. Së bashku, po krijojmë një destinacion që pasqyron pjekurinë dhe ambicien në rritje të sektorit të turizmit dhe mikpritjes në Shqipëri.”
Për Nammos Hotels & Resorts, ky partneritet krijon mundësinë për t’u zgjeruar në një destinacion me pasuri të jashtëzakonshme natyrore, njohje ndërkombëtare në rritje të vazhdueshme dhe potencial të fortë afatgjatë. Përmasat dhe infrastruktura e Green Coast, të zhvilluara përmes një investimi prej më shumë se 1 miliard eurosh nga Grupi BALFIN, krijojnë bazën për një prani të integruar dhe të qëndrueshme të Nammos, të konceptuar për të krijuar vlerë afatgjatë për vizitorët, rezidentët dhe investitorët.
Ky njoftim pasqyron besimin e vazhdueshëm të markave ndërkombëtare të mikpritjes dhe stilit të jetesës në sektorin e turizmit në Shqipëri dhe pritet të kontribuojë më tej në pozicionimin e Rivierës Shqiptare si një prej destinacioneve kryesore mesdhetare për turizmin, jetesën rezidenciale premium dhe investimet afatgjata.
