Përplasja mes Mirit dhe Selit në “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar reagime të forta jashtë shtëpisë. Pas spektaklit të mbrëmshëm, bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini, ka akuzuar drejtpërdrejt moderatorin Ledion Liço, duke pretenduar se ekziston një favorizim i hapur ndaj 23-vjeçares Selit, për shkak të popullaritetit të saj në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në InstaStory, Rabea kritikoi hierarkinë e formatit, duke u shprehur: “Forma më e lartë e skllavërisë është të glorifikosh një prezantuese 23-vjeçare si më të famshme sesa një këngëtar me 30 vjet karrierë dhe një opinioniste e ish-politikane me tre dekada karrierë, vetëm për shkak të ndjekësve në Instagram.”

Ky reagim ka hapur një diskutim të gjerë në rrjetet sociale mbi vlerat të cilave po u jepet përparësi në këtë edicion.