Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ekzistojnë “gjasa të mira” për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin qysh nesër.

Megjithatë, duke folur për Fox News, siç transmeton BBC, Trump ka theksuar se po shqyrton edhe opsionin e “shkatërrimit të gjithçkaje dhe marrjes në kontroll të naftës” në Iran, nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje për t’i dhënë fund tensioneve.

Gjatë intervistës, ai shtoi se “gjasa të mira” ekzistojnë që një marrëveshje të materializohet që nesër. “Ata po negociojnë tani,” theksoi ai.