**Gullash viçi në somune: Një ide origjinale për shijen klasike**

Një video virale nga Tastemade po tregon se si një nga gjellët më të dashura, gullashi, mund të transformohet në një përvojë të re kulinare, duke e shërbyer brenda somuneve. Ky “truk i ri” ofron një mënyrë interesante dhe të shijshme për të shijuar një recetë të vjetër, duke e bërë atë edhe më praktike dhe festive.

Për të përgatitur këtë gullash të veçantë, ju nevojiten përbërësit e mëposhtëm:

* Dy somune (bukë e rrumbullakët, mundësisht me kore të fortë)
* Pak gjalpë
* 100 g mish viçi, i prerë në copa
* Gjysmë qepë, e grirë
* 100 g kërpudha, të prera
* 1 patate, e prerë në kube
* 1 filxhan ujë
* 1 filxhan verë e kuqe
* 1 filxhan salcë soje
* 1 filxhan keçap
* Piper (sipas shijes)
* Kripë (sipas shijes)
* Pak djathë kaçkavall, i grirë
* 2 vezë
* Pak majdanoz i grirë (për dekorim)

Për udhëzime vizuale dhe mënyrën e detajuar të përgatitjes, mund të shihni videon në linkun e mëposhtëm: [https://www.facebook.com/tastemade/videos/1196799283740570/](https://www.facebook.com/tastemade/videos/1196799283740570/)