Kombëtarja rumune e futbollit ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit të saj të ri. Bëhet fjalë për ikonën e futbollit rumun, Gheorghe Hagi, i cili rikthehet në drejtimin e ekipit kombëtar pas një mungese 25-vjeçare.
Hagi zëvendëson Mircea Lucescun. Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Federatën Rumune të Futbollit, me objektivin për të rikthyer lavdinë e dikurshme të kombëtares, të ngjashme me periudhën kur ai vetë ishte lojtar aktiv.
