**Vjedhje në Prishtinë: Persona të panjohur depërtojnë nga dritarja, vodhën stoli ari dhe para**
Një vjedhje është raportuar në Lagjen e Gjelbër të Prishtinës, ku persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë vjedhur stoli ari, si dhe para.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërmjet orës 18:00 dhe 22:00.
Pronari i shtëpisë ka njoftuar policinë se të dyshuarit kishin depërtuar në pronën e tij përmes dritares.
Policia ka bërë të ditur se ky rast është nën hetime.
