Graçanicë: Arrestohet pasi shqetësoi nënën dhe dëmtoi derën e shtëpisë
Një person është arrestuar në Graçanicë, i dyshuar për dhunë në familje dhe dëmtim të pronës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ndodhi dje, rreth orës 12:30. Dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, i arrestuari ka shqetësuar nënën e tij dhe ka dëmtuar rëndë derën e shtëpisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e të dyshuarit, efektivët policorë gjetën dhe konfiskuan dy thika dhe një elektroshok.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
