Vjedhje stolish ari në një banesë në Prishtinë
Të shtunën, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një banesë në Prishtinë, duke vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh. Sipas Policisë, dyshohet se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në banesën e viktimës dhe kanë marrë stoli ari me vlerë të konsiderueshme. Rasti është nën hetime.
