Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka takuar kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj.

Hamza ka bërë me dije se Limaj do të mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit dhe se ky bashkëpunim do të jetë afatgjatë.

Përmes një deklarate publike, Hamza theksoi se atë dhe Limajn i kanë bashkuar gjithmonë vlera të përbashkëta, ideale dhe përgjegjësia për vendin. Ai shtoi se Kosova ka nevojë për bashkim, seriozitet dhe bashkëpunim në interes të qytetarëve.

Hamza nënvizoi se mbështetja e Limajt për PDK-në përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një bashkëpunimi afatgjatë, politik, institucional, qeverisës dhe partiak, me synim stabilitetin, zhvillimin dhe forcimin e Kosovës.