PDK zyrtarizon numrin 125 për garën zgjedhore, Hamza: Për seriozitet, punë dhe dinjitet
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur numrin me të cilin do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
PDK-ja do të jetë në fletëvotim me numrin 125, ndërsa kryetari i partisë, Bedri Hamza, ka theksuar se është koha që Kosovës t’i rikthehet serioziteti, puna dhe besimi.
“125 – për të gjithë ata që ende besojnë se Kosova ndërtohet me urtësi, me punë e dinjitet; për ta rikthyer vendin drejt seriozitetit dhe besimit,” ka shkruar Hamza në një postim të tij.
Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, PDK-ja angazhohet për stabilitet, përgjegjësi dhe një qeverisje serioze.
