Bedri Hamza thërret takim të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thirrur për sot, në orën 14:00, një takim të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Në këtë takim, Hamza pritet t’i informojë anëtarët e këtyre strukturave mbi rezultatet e takimeve të tij me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Gjatë këtyre takimeve, siç raporton Klan Kosova, është diskutuar për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Pas përfundimit të takimit, pritet që Hamza të japë një deklaratë për media.