Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 27-vjetorin e rënies komandatin Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarët e tij.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Ilaz Kodra ishte dnër luftëtarët më të shquar të luftës çlirimtare.
Sipas Haradinajt, më 30 prill 1999, Kodra dhe bashkëluftëtarët e tij luftuan me trimëri kundër disa brigadave të ushtrisë pushtuese serbe, duke e kthyer rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Dje i kujtuam me respekt dëshmorët Jakub Demaliaj e Bilall Mazrekaj, ndërsa sot përulemi me nderim para sakrificës heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarëve të tij, në 27-vjetorin e përjetësisë.
Komandant Ilaz Kodra ishte ndër luftëtarët më të shquar të luftës çlirimtare, frymëzim për bashkëluftëtarët në vijat e frontit. Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën kur ra heroikisht Luani dhe u plagos Rafet Rama.
Më 30 prill 1999, ai dhe bashkëluftëtarët e tij luftuan me trimëri kundër disa brigadave të ushtrisë pushtuese serbe, duke e kthyer rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës.
Lavdi e përjetshme komandant Ilaz Kodrës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.
