Analisti Baton Haxhiu është shprehur i bindur se Kosova nuk do të zgjedhë një president të ri dhe se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.
Gjatë një prononcimi në emisionin “Pressing”, Haxhiu deklaroi se ky konstatim ishte bërë kohë më parë, duke parashikuar se Albulena Haxhiu do të vazhdonte si ushtruese e detyrës së presidentes.
Ai shtoi se janë futur në “lojën” e Vetëvendosjes dhe kanë arritur të kuptojnë synimet e tyre. “Kam bindjen se në fund nuk do të kemi president, por do të ketë zgjedhje”, përfundoi Haxhiu.
