Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka ftuar shefat e grupeve parlamentare në Kuvend për konsultime, para se të bëhet votimi për nënkryetarët.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur, por kryeparlamentarja Haxhiu fillimisht i ka mbledhur krerët e grupeve për bisedime, siç raporton Ekonomia Online.

Ende nuk dihet nëse do të arrihet një marrëveshje mes tyre për pikën e mbetur të rendit të ditës, atë të zgjedhjes së pesë nënkryetarëve.

Kjo seancë ishte ndërprerë të mërkurën, pikërisht për shkak të mospajtimeve ndërmjet subjekteve politike lidhur me këtë çështje.