**Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: “U vranë 24 civilë të paarmatosur, trupat u dërguan në Rashkë për të fshehur krimin”**
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, njëkohësisht kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kryer homazhe në Kompleksin Memorial në Çikatovë të Vjetër.
Ajo theksoi se në këtë vend u vranë 24 civilë të paarmatosur. Haxhiu shtoi se trupat e tyre, përveçse u sulmuan me bomba dore dhe armë automatike, u dogjën disa herë me qëllim fshehjen e krimit.
“U vranë 24 civilë të paarmatosur dhe më pas trupat e tyre u dërguan në Rashkë të Serbisë për t’u fshehur krimi,” ka deklaruar ajo.
Haxhiu gjithashtu theksoi angazhimin e institucioneve për të rritur kapacitetet në Policinë dhe Prokurorinë Speciale. “Kemi miratuar institutin për krime lufte, me qëllim që të dokumentohen të gjitha krimet e kryera nga Serbia në Kosovë,” tha ajo. “Jemi pranë familjeve në këto kohë të vështira. Dhimbja mbetet e madhe edhe pas 27 vjetësh,” përfundoi Haxhiu.
