**Albulena Haxhiu pas mbylljes së votimit: Fillon faza vendimtare, të mbrohet vullneti i qytetarëve**
Albulena Haxhiu, ushtruesja e detyrës së Presidentes, është shprehur menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, duke theksuar se tani “fillon faza vendimtare e procesit zgjedhor, numërimi i votave”.
Ajo u ka bërë thirrje të gjithë personave përgjegjës që, me përkushtim, vigjilencë dhe profesionalizëm, të angazhohen maksimalisht në mbrojtjen e vullnetit të popullit dhe integritetit të procesit.
Në reagimin e saj të plotë, Haxhiu ka shkruar:
“Pas mbylljes së qendrave të votimit, fillon faza vendimtare e procesit zgjedhor, numërimi. Çdo votë është zëri i qytetarëve dhe duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë.
Ftoj të gjithë personat përgjegjës që me përkushtim, vigjilencë dhe profesionalizëm të angazhohen maksimalisht në mbrojtjen e vullnetit të popullit dhe integritetit të procesit.
Ju uroj shumë suksese, punë të mbarë dhe që rezultati përfundimtar të pasqyrojë besnikërisht vullnetin e qytetarëve.”
