Ministria e Infrastrukturës ndan kontratën për projektimin e rrugëve me katër shirita
**Prishtinë** – Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar një kontratë kornizë me vlerë fillestare prej 300 mijë eurosh, e cila parashikon hartimin e projekteve për rrugët e reja me katër shirita në Kosovë, të planifikuara për periudhën 2026–2028.
Procedura e prokurimit, e zhvilluar përmes tenderit të hapur, tërhoqi interesin e tetë operatorëve ekonomikë.
Fitues i tenderit u shpall kompania “Infra-Plus” SH.P.K., e vendosur në Llapllasellë të Komunës së Graçanicës, në aksin rrugor Prishtinë–Ferizaj, siç raporton IndeksOnline.
Vlera fillestare e parashikuar e kësaj marrëveshjeje kornizë, e cila do të zgjasë 36 muaj, ishte 300 mijë euro.
Kontrata u dha zyrtarisht më 18 nëntor 2026, ndërsa firmosja e saj u realizua një ditë më pas, më 19 nëntor 2026.
Objekt i kontratës është ofrimi i shërbimeve të projektimit për rrugët me katër shirita, të cilat do të ndërtohen në territorin e Republikës së Kosovës.
/IndeksOnline/
