**Ministrja Haxhiu takohet me ushtruesen e detyrës së kryesueses së KGJK-së, theksohet rëndësia e bashkëpunimit për rritjen e besimit në sistemin gjyqësor**

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar sot me ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Arjeta Sadiku. Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional.

Në takim u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor, thuhet në njoftimin e Presidencës.