Haziri: Më është propozuar të jem president dhe kryetar partie, vjen një kohë kur gjithçka del në dritë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka lënë të hapura disa pikëpyetje rreth të ardhmes së tij politike, duke theksuar se ka pritur momentin e duhur dhe se një ditë, sipas tij, gjithçka do të bëhet e qartë.
Haziri pohoi se nuk ka nxituar për të marrë një rol të caktuar, pasi ka konsideruar se dikush tjetër para tij e meritonte atë mundësi.
“Unë kam pritur, kam pritur kohën time. Do të vijë një kohë kur gjithçka do të zbardhet,” deklaroi Haziri.
Ai shtoi se edhe më herët kishte qenë i qartë në qëndrimin e tij, duke theksuar se në një fazë të caktuar një person tjetër e meritonte të ecte përpara.
“Kam thënë se dikush para meje e meriton dhe duhet të shkojë ai në këtë fazë,” u shpreh Haziri.
