Hisen Berisha kundërshton ashpër deklaratën e Fitore Pacollit: A mos vallë Ramush Haradinaj ia shiti Kosovën Serbisë?
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres në detyrë, Fitore Pacolli, e cila kishte pohuar se Lëvizja Vetëvendosje “e ka mbrojtur Kosovën” nga ish-krerët politikë dhe ata të luftës.
Në emisionin “Kosova Live”, Berisha theksoi rëndësinë e sakrificave të familjes Haradinaj dhe ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke argumentuar se kontributi i tyre nuk mund të vihet në dyshim.
“Çdo pëllëmbë e tokës është e larë me gjakun e vëllezërve,” deklaroi Berisha.
Ai reagoi edhe ndaj akuzave për “shitje të Kosovës”, duke përmendur drejtpërdrejt ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.
“A mos vallë Ramush Haradinaj ia shiti Kosovën Serbisë?” u shpreh ai me tone të ashpra.
Berisha shtoi se njerëzit që kanë dhënë kontributin më të madh për lirinë e vendit po sulmohen padrejtësisht për qëllime politike.
