Hyn në fuqi ligji i ri për shtetësinë në Kosovë
Ligji i ri për Shtetësinë e Republikës së Kosovës ka filluar të zbatohet sot, duke sjellë ndryshime thelbësore në procedurat e marrjes dhe rifitimit të saj.
Ky ligj synon të thjeshtojë dhe modernizojë procesin e aplikimit, duke pakësuar dokumentacionin e kërkuar dhe duke shkurtuar ndjeshëm afatet e shqyrtimit të kërkesave.
Ndër risitë kryesore është mundësia e rifitimit të shtetësisë për ata qytetarë që janë detyruar të heqin dorë prej saj për arsye objektive.
Tashmë, nga dokumentacioni i gjerë i kërkuar më parë, mjaftojnë vetëm kërkesa e plotësuar dhe një vërtetim se aplikanti nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë në shtetin ku banon.
Gjithashtu, aplikimi për shtetësi mund të kryhet online përmes platformës e-Kosova, ndërsa afati i shqyrtimit është shkurtuar ndjeshëm, nga gjashtë muaj në vetëm 30 ditë.
Ligji, i miratuar më 23 prill 2026 në Kuvendin e Kosovës, vlerësohet si një ndër reformat më të rëndësishme në fushën e shtetësisë, veçanërisht për diasporën.
