Familja e Osman Selmanit, i arrestuar në Serbi, kërkon dëshmi se ishte refugjat gjatë luftës
Osman Selmani, shtetasi kosovar, u arrestua nga autoritetet serbe më 1 korrik në pikën kufitare të Mutivodës, teksa po kthehej nga Medvegja në Prishtinë.
Familjarë dhe miq të Selmanit kanë bërë apel për ndihmë, duke theksuar se akuzat për krime lufte ndaj tij janë të pabazuara. Sipas tyre, “gjatë periudhës prill–qershor 1999, kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet për të cilat akuzohet, ai ishte refugjat në Kampin e Refugjatëve në Çegran, Gostivar.”
Gjykata e Lartë në Serbi i ka caktuar Selmanit masën e paraburgimit prej 30 ditësh, nën dyshimin për kryerje të krimeve të luftës.
