**Sulm në Burgun e Sigurisë së Lartë: I burgosuri godet dy zyrtarë, përdoret sprej për ta vënë nën kontroll**

Një incident ka ndodhur dje në mëngjes në Burgun e Sigurisë së Lartë, ku një i burgosur ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë korrektues.

Sipas raportimeve, i burgosuri dyshohet se ka goditur zyrtarët. Për vënien e tij nën kontroll, u detyrua të përdorej sprej.

Si pasojë e incidentit, të tre personat – dy zyrtarët dhe i burgosuri – kanë pranuar trajtim mjekësor.

Vepra është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Incidenti është raportuar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në fshatin Gërdoc, Podujevë, më 4 shtator 2026, rreth orës 08:10. Raporti i Policisë thekson se i burgosuri ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë korrektues. Pas përdorimit të sprejit për të kontrolluar situatën, të gjithë të përfshirët morën trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe po vazhdon në procedurë të rregullt.