Angela Martinit i grabitet shtëpia në Los Angeles, publikon pamje në rrjetet sociale

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka reaguar në rrjetet sociale pas grabitjes së shtëpisë së saj në Los Angeles, nga ku janë vjedhur edhe disa çanta.

Martini shpërndau në profilin e saj në Instagram pamje pas ngjarjes, shoqëruar me shkrimin: “POV: Unë, 24 orë pasi shtëpia ime në Los Angeles u grabit dhe çantat e mia u vodhën.”

Ajo shfrytëzoi rastin edhe për të ndarë një mesazh sensibilizues kundër krimit, duke theksuar: “Krimi nuk përhapet sepse kriminelët janë të patrembur. Përhapet kur komunitetet ndalojnë së kushtuari vëmendje.”

Në reagimin e saj, Martini shtoi: “Pas çdo maske fshihet dikush – një djalë i dikujt.” Sipas modeles, vetëm gjashtë ditë pas kësaj ngjarjeje, një tjetër grabitje ndodhi në të njëjtën zonë.

Ky postim i saj ka nxitur diskutime të shumta lidhur me sigurinë në lagjet e Los Angeles dhe domosdoshmërinë e rritjes së vigjilencës nga ana e komuniteteve.

Burimi: Indeksonline.