Oriola Marashi ofron 2.000 euro shpërblim për gjetjen e qenushes së humbur

Modelja Oriola Marashi ka kërkuar ndihmën e publikut pas humbjes së qenushes së saj, Lola, në zonën e Patokut.

Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale, Lola u pa për herë të fundit më 17 tetor, rreth orës 16:27.

Qenushja është e racës Toy Poodle, me ngjyrë kafe dhe peshon rreth 3.3 kilogramë. Në momentin e humbjes, ajo mbante një rrip të zi dhe përshkruhet si natyrë e frikësuar.

Për cilindo që do ta gjejë dhe ta kthejë, është ofruar një shpërblim prej 2.000 eurosh.