Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat do të shënojnë një rritje graduale gjatë pesë ditëve të ardhshme, konkretisht nga data 25 deri më 29 qershor 2026. Kjo rritje pritet të prekë të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas parashikimeve të IHMK-së, Rajoni i Dukagjinit pritet të regjistrojë një valë nxehti të nivelit 2, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ndikohet kryesisht nga vala e nxehtit e nivelit 1.

Në lidhje me këtë situatë, IHMK-ja rekomandon qytetarët të tregojnë kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell, sidomos gjatë orëve të pikut, si dhe të kujdesen për hidratimin e mjaftueshëm të trupit.