Ilir Tasholli zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka shpallur rezultatet e konkursit për sekretar të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, ku Ilir Tasholli është renditur i pari.
Tasholli ka marrë 77.6 pikë, ndërsa vendin e dytë e ka zënë Lulzim Ejupi me 71 pikë, sipas raportimit të gazetës “Shneta”.
Ilir Tasholli ka shërbyer si deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në legjislaturën e 7-të, gjatë viteve 2019-2021.
