Akili shpreh admirim për Kledjën në Big Brother VIP Kosova, bën deklarata të bujshme

Vetëm pak ditë pas nisjes së edicionit të ri të “Big Brother VIP Kosova”, banorët kanë nisur të njihen me njëri-tjetrin, ndërsa mes tyre duket se kanë filluar të shfaqen edhe pëlqimet e para.

Vëmendjen e ka tërhequr Akili, i cili gjatë një bisede me Kledjën nuk i ka kursyer komplimentet, duke e lavdëruar për pamjen dhe personalitetin. “Je shumë e mirë,” i tha Akili Kledjës në prani të banores tjetër, Nichit, duke vijuar më pas me pyetjen se çfarë mendimi kishte ajo për të.

Megjithatë, komplimentet e tij nuk përfunduan këtu. Akili vazhdoi të lavdëronte dizajneren, duke përdorur një shprehje që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe të pranishmëve.

“‘Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, kurrë s’kisha dalë prej shpisë, asnjë ditë s’kisha dalë prej shpie’,” i theksoi Akili Kledjës.

Akili është një prej 21 konkurrentëve që i janë bashkuar këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”, në garë për çmimin e madh.