Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vendosur një flamur gjigant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në objektin e Komunës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ahmeti, duke publikuar edhe pamje nga ky aktivitet. Vendosja e flamurit bëhet pak ditë para 16 shtatorit, kur në Hagë pritet të shpallet verdikti përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
