Inspektorati i Punës: Punimet ndalohen në 27 objekte ndërtimi brenda dy ditësh

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërmarrë një aksion intensiv inspektimi në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas raportit 48-orësh të IQP-së, brenda dy ditësh u ndaluan punimet në 27 objekte ndërtimi, ndërsa në 32 të tjera u shqiptuan vërejtje.

Në njoftimin e tyre, IQP thekson se gjatë kësaj periudhe 48-orëshe, fokusi kryesor i aksionit ka qenë sektori i ndërtimtarisë, prandaj edhe të gjitha inspektimet u realizuan ekskluzivisht në këtë fushë.