Intervista e Gretës ndez përplasje mes Selin dhe Brikenës

Mbrëmjen e kaluar, ish-banorja e njohur Greta Kazazi ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, në rubrikën “Kaq” të moderatores Brikena. Intervista e saj shkaktoi menjëherë tensione me Selin, duke sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Konflikti u ndez kur Brikena, gjatë bisedës, i kujtoi Gretës periudhën e tyre në “Big Brother VIP”. Ajo e pyeti me ironi: “Kam parë disa video ku, gjatë kohës që ishim në Big Brother VIP, ti, Shëndriti, Selin dhe Gimbo flisnit për mua. Po tani, çfarë flisni për mua?” Me këtë pyetje, moderatorja synonte të zbulonte nëse qëndrimi i ish-banorëve kishte ndryshuar pas përfundimit të lojës.

Përgjigjja e Kazazit ishte e matur dhe diplomatike. Ajo theksoi se secili tashmë kishte vazhduar me angazhimet e veta dhe se mbi të gjitha mbetej respekti. “Secili ka pasur angazhimet e veta. Gjithmonë mbetet shija e mirë, edhe respekti për njëri-tjetrin. Siç kam për ty, ashtu edhe për të gjithë banorët e tjerë, sepse loja ka përfunduar,” u shpreh Greta, duke theksuar nevojën për t’i lënë të shkuarës çështjet e shtëpisë.

Megjithatë, situata u përshkallëzua menjëherë pas transmetimit të intervistës, kur Selin reagoi me një postim të ashpër në profilin e saj në Instagram. Ajo publikoi, plot ironi dhe revoltë, një shkrim rreth çrregullimit të personalitetit narcisist dhe mënyrave të ndihmës për personat që vuajnë nga ky çrregullim. Selin nuk u mjaftua me kaq, por e shoqëroi postimin me një mesazh thumbues, që dukshëm i drejtohej Brikenës:

“Kam faj unë që kam TV dhe rrjete sociale që ato që me humbin në TV mi nxjerr Zoti në IG, domethënë. Gjithsesi, sharing is caring…”

Kështu, Selin i është kundërpërgjigjur publikisht, duke e etiketuar indirekt si “narcisiste”. Edhe pse nuk e përmendi emrin drejtpërdrejt, koha e postimit – i cili u hodh menjëherë pas intervistës – la të kuptohet qartë se ky mesazh i koduar i drejtohej pikërisht Brikenës.