**Simone Inzaghi refuzon postin e trajnerit të Kombëtares Italiane**

Simone Inzaghi ka refuzuar postin e trajnerit të Kombëtares Italiane, e cila po përjeton një nga periudhat më të vështira në historinë e saj.

Pas dështimit të dhimbshëm për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, Federata Italiane e Futbollit ka parë largimin e presidentit Gabriele Gravina dhe trajnerit Gennaro Gattuso.

Një nga emrat e lakuar për të marrë drejtimin e “Axurrëve”, pas largimit të ish-legjendës së Milanit, Gattuso, ishte Simone Inzaghi.

Megjithatë, trajneri aktual i Al Hilal, i cili drejton skuadrën në Arabinë Saudite, ka refuzuar këtë mundësi, duke deklaruar se ndihet shumë i lumtur me situatën e tij aktuale.

“Jam i nderuar nga kjo mundësi, por në Arabi po jetoj më së miri dhe kam ende një vit kontratë me Al Hilal,” ka deklaruar Inzaghi. “Në Arabinë Saudite gjeta një situatë fantastike në shumë aspekte: stilin e jetës, infrastrukturën sportive dhe jo-sportive, si dhe qetësinë që të shoqëron edhe në një punë që mund të jetë stresuese si imja.”

Inzaghi shprehu gjithashtu keqardhjen për situatën e futbollit italian: “Më vjen keq që Italia nuk do të jetë në Botëror për të tretën herë radhazi, jam italian 100%, vëllai im e ka fituar edhe një të tillë. Jam i sigurt se futbolli italian do të rimarrë veten shpejt.”

Burimi: IndeksOnline