**IPKO theu rekordin e trafikut mobil në Kosovë me 60 Gbps, vendi i 21-të në botë për shpejtësinë e internetit mobil**

IPKO, operatori kryesor i telekomunikacionit në Kosovë, ka thyer rekordin historik të trafikut mobil, duke arritur kulmin prej 60 Gbps. Kjo arritje vjen pas një periudhe me kërkesë të lartë për internet mobil, shkaktuar nga stuhitë e ditëve të fundit, të cilat theksuan rëndësinë e një lidhjeje të qëndrueshme. Në të njëjtën kohë, Kosova renditet në vendin e 21-të në botë për shpejtësinë e internetit mobil.

Gjatë kësaj periudhe sfiduese, rrjeti mobil i IPKO-s regjistroi pikun më të lartë në historinë e kompanisë. Trafiku mobil u ngjit me shpejtësi nga rreth 30 Gbps, duke arritur në 45 Gbps vetëm pak ditë më parë, për të shënuar më pas rekordin e ri prej 60 Gbps. Kjo shfaqje mbresëlënëse dëshmon aftësinë e rrjetit për të përballuar rritje të papritura të përdorimit, duke ruajtur cilësinë e shërbimit për mijëra përdorues.

Performanca prej 60 Gbps është rezultat i investimeve të vazhdueshme të IPKO-s në modernizimin e rrjetit mobil dhe në zgjerimin e infrastrukturës 5G në Kosovë. Një ndër projektet kyçe, i përfunduar në qershor, ishte kalimi i brezit frekuencor 2100 MHz nga teknologjia LTE në standardin NR 2100, i cili përdoret për rrjetet 5G. Kjo ka kontribuar në rritjen e kapacitetit dhe efikasitetit të infrastrukturës, duke i mundësuar rrjetit të përballojë më mirë periudhat me kërkesë të lartë.

Përmirësimet e rrjeteve mobile po pasqyrohen edhe në pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Sipas të dhënave të fundit të “Speedtest Global Index”, Kosova renditet e 21-ta në botë për shpejtësinë e internetit mobil. Veçanërisht, rrjeti i IPKO-s regjistron një shpejtësi mesatare prej rreth 204 Mbps, dukshëm më e lartë se mesatarja e tregut prej rreth 112 Mbps, e cila përfshin operatorët kryesorë në vend. Ky diferencë e theksuar tregon ndikimin thelbësor të investimeve në teknologjinë 5G dhe modernizimin e rrjetit në përmirësimin e performancës së përgjithshme të internetit mobil në Kosovë.

Në ditët e sotme, interneti mobil ka tejkaluar rolin e thjeshtë të komunikimit dhe argëtimit, duke u bërë i domosdoshëm për punë, shërbime digjitale dhe qasje të vazhdueshme në informacion. Rekordi i ri prej 60 Gbps është dëshmi e investimeve strategjike të IPKO-s në infrastrukturën dhe zgjerimin e 5G, duke vendosur një standard të ri për performancën e rrjeteve mobile në vend.