“Sauditët duhet ta kuptojnë se një marrëveshje në letër me Turqinë dhe Pakistanin nuk do të garantojë sigurinë e tyre, ashtu siç vitet e mbështetjes së njëanshme për amerikanët nuk e kanë garantuar atë”.

Kështu deklaroi Ebrahim Rezaei, zëdhënës i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, pasi Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani nënshkruan një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje, të ngjashme me atë të NATO-s, sipas së cilës një sulm i armatosur ndaj njërit prej tre vendeve, do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve.

Ai i kërkoi Riadit të ndryshojë politikat e tij, duke paralajmëruar se marrëveshja e sigurisë me Turqinë dhe Pakistanin nuk do t’i garantojë siguri.

“Reformoni politikat tuaja në mënyrë që të mos keni nevojë të luteni për sigurinë e të tjerëve”, u shpreh ai.