Irani ka njoftuar se i është përgjigjur propozimit amerikan për përfundimin e konfliktit.
Sipas raportimeve të CNN, që citon mediat shtetërore iraniane, Teherani ka dërguar përgjigjen e tij ndaj propozimit më të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i dhënë fund konfliktit të nisur në fund të shkurtit.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi të dielën se: “Përgjigjja e Republikës Islamike të Iranit ndaj draftit më të fundit të propozuar nga SHBA, që synon përfundimin e luftës, u dorëzua sot përmes një ndërmjetësi pakistanez.”
Megjithatë, IRNA nuk dha detaje mbi përmbajtjen e përgjigjes iraniane. Ajo theksoi vetëm se, “sipas kornizës së propozuar, negociatat në këtë fazë do të përqendrohen në çështjen e përfundimit të luftës në rajon.”
