Jori Delli, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, ndan momente romantike me partnerin, reperin Fred De Palma.

Ish-konkurrentja e edicionit shqiptar të “Big Brother VIP”, Jori Delli, ka rikthyer vëmendjen në platformat sociale me një postim romantik, ku shfaqet pranë partnerit të saj, reperit italian Fred De Palma.

Në imazhin e postuar në Instagram, çifti pozon bashkë para pasqyrës së një ashensori. Jori ka përzgjedhur një veshje verore, me bluzë portokalli dhe kapelë kashte, ndërsa Fred De Palma paraqitet me një stil sportiv dhe syze dielli.

Modelja e ka shoqëruar postimin me disa simbole zemre shumëngjyrëshe, duke theksuar sërish se lidhja mes tyre mbetet e fortë.

Jori Delli dhe Fred De Palma e kanë bërë publike historinë e tyre të dashurisë prej një periudhe të gjatë dhe nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit momente të veçanta nga përditshmëria, pushimet dhe udhëtimet e tyre të përbashkëta.